Nga Llabunishta, kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për Strugën, Ziadin Sela, i bëri thirrje kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, që të tërhiqet.

Edhe në Llabunishtë, Sela foli për sulmin e 27 prillit në Kuvend, dhe tha se ashtu siç kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht atë natë, po tentojnë që edhe politikisht ta eliminojnë Aleancën për Shqiptarët, për shkak se sipas tij, kjo parti i mbron të drejtat e shqiptarëve.

“Llabunishti tregoi se nuk do të lejojë që dikush ta vrasë politikisht Ziadin Selën. Nuk do të lejojë Oktisi që dikush ta vrasë politikisht Aleancën për Shqiptarët. As Podgorci nuk do ta lejojë këtë”, tha më tej Sela.

Një numër i jashtëzakonisht i madh i mbështetësve të  Selës e kanë  përqafuar atë  duke i dhënë  mbështetje për zgjedhjet e 15 tetorit.

“Jam i tejet i entuziasmuar nga mbështjetja e juaj. Dua të  bëjë  një  thirrje ndan e atyre që  duan ta ndajnë  popullatës. I bë jë  thirrje Merkos: Të rhequ, se edhe ashtu do të  fitojmë  më  15 tetor. Mi keni kthyer emocionet e vitit 2013 kur së bashku, triumfuam në  zgjedhje”, deklaroi Sela, duke theksuar se fitorja do të jetë bindëse.