Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin SELA, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Arben TARAVARIT, – sekretar, Vullnet FERATIT – nënkryetar, si dhe Profesoreshës Ilire Dauti-zëdhënëse e partisë, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, mbrëmë në një atmosferë impozante bashkëbiseduan me diasporën shqiptare të Hamburgut. Ndërkaq për sot janë para parë edhe dy takime tjera.

Fillimisht duke filluar nga ora 13  takimin e parë për ditën e sotme do ta zhvillojnë në  Berlin, kurse në ora 20:00 do të jenë të pranishëm në Kopenhagë, për të vazhduar javën e ardhshme në Zvicër dhe Austri.

Këto takime janë në vazhdën e takimeve që Aleanca është duke zhvilluar në diasporë në prag të zgjedhjeve të 12 prillit. /fol.mk