Kryetari Sela, fillimisht ka falenderuar Ambasadorin Zhbogar, për angazhimin e tij personal dhe të Bashkimit Evropian në përgjithsi për përpjekjet e vazhdueshme në demokratizimin e Maqedonisë si dhe ndihmesës së madhe që Maqedonia sa më shpejt të integrohet në BE.

Z. Sela ka vlerësuar se Idea e Robert Shumanit i cili është ideator i Bashkimit Evropian, që filloi me Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe celikut dhe se ide përfundoj me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë dhe krijimin e BE, duhet kjo ide ti shërbej Maqedonisë, për situatën në Maqedoni , ku mungon respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë politik mes dy komuniteteteve më të mëdha mes maqedonasve dhe shqiptarëve ku këto të fundit vazhdojnë të ndihen të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht nga shtetit, duke nënvizuar rastet e montuara politike, gjyqësore sic është rasti i fundit i Almirit të vogël, ku drejtësia, ishtë serisht selektive dhe diskriminuese.

Kryetari i ASH, ka përkujtuar Ambasadorin Zhbogar, se në Maqedoni 9, Maji në Maqedoni nuk është vetëm Dita e Europës , po gjithashtu edhe përvjetori i tretë i rastit të Kumanovës , një tragjedi politike, ku u vranë shumë njerëz, u brgosën shumë shqiptar me burg të përjetshëm, u shkatrua prona, të gjitha këto në kohën e VMRO-BDI, dhe qytetarët ngelën të pa informuar se si dhe pse ndodhi ajo luftë.

Kryetari i ASH, kërkoi nga Ambasadori Zhbogar dhe BE të ndihmojnë në inicimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës duke i zbuluar porositësit dhe aktorët e vërtetë që inskenuan atë luftë pikërisht në kohën kur dolën përgjimet e “bombave” të Opozitës, ku po akuzoheshin politikan të pushtetit të kaluar të cilët ishin të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupcion.