Në gjykatë për shkelje në Selanik sot duhet të mbahet gjykimi për dy ish-agjentët Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, për vepër penale, gjegjësisht përdorimin e pasaportave false, përcjell Fol.

Seanca e fundit, e dyta me radhë, si dhe e para u anuluan për shkak se gjykata nuk kishte përkthyes nga greqishtja në gjuhën maqedonase.

Dy agjentët e DBK-së, nën identitete të rreme si Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan, kanë hyrë në territorin e Greqisë dhe janë fshehur tre muaj nga policia e Maqedonisë. /Fol/