Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në një shënim në Facebook, ka reaguar pas konferencës së funksionarit të OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, gjoja se Zaevi përpiqet ta vjedhë fitoren e qytetarëve të Maqedonisë.

‘Kryesia e ngushtë e OBRM-PDUKM dhjetë vjet neve të vdekurve na ka vjedhur votat tona dhe paratë. Na kanë prishur drejtësinë dhe kanë uzurpuar institucionet tona, ne jemi ende të përmbajtur dhe nuk e humbim durimin. Ne nuk derdhim zemërimim kundër regjimit, edhe pse kemi pasur shumë më tepër arsye nga Gjorçev për ta bërë atë! Por ne nuk e kemi bërë, kemi pritur me durim të votojmë, dhe t’iu çojmë në mënyrë të civilizuar!
Më vjen keq që Gruevski e keqpërdor Gjorçevin që të na kërcënojë me jogurt revolucioni si në kohën e Millosheviqit.

Kot kërcënoni, askush nuk ju merr seriozisht në kërcënimet tuaja!

Ka njerërz të rinj në OBRM, të cilën partinë do të bëjnë demokratike dhe evropiane. Nëse shkoni pas mendjes së Gruevskit, do të ngelni si radikalët e Sheshelit në Serbi’, ka shkruar ndër të tjera Selmani. /Telegrafi/