Tema kryesore ditëve të fundit në opinion është ideja e propozuar nga Arben Taravari si dhe nga Ali Ahmeti që presidenti i shtetit të zgjidhet përmes Kuvendit e jo përmes zgjedhjeve.
Ideja e tyre vjen përshkak se pozita president shteti është vështirë e arritshme për komunitetin shqiptar, kështu që shpresojnë se kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje eventuale politike me partitë maqedonase.
Analisti politik, njëherit ish kandidat për president, Imer Selmani, për TV21 thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend, do të ishte më e shëndetshme për demokracinë dhe do ta bënte shtetin më të qëndrueshëm.