Ideja e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “dialog të brendshmë”, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, shkruan Tanjug.

Ministri i administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale në Serbi, Branko Ruzhiq ka thënë se përmes këtij dialogu duhet të shihen treguesit real të situatës në Kosovë si dhe mundësisë që me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të ruhet trashëgimia kulturore serbe dhe eksterritorialiteti funksional për manastiret e Kishës Ortodokse, e cila është paraparë në planin e Ahtisaarit.