Përmes një artikulli të shkruar ditën e sotme e përditshmja serbe “Danas” vjen me një `sulm` ndaj partisë maqedonase në pushtet VMRO, informon Zhurnal duke shrkuar se partia e Gruevskit është në një luftë verbale me kryediplomatin serb Ivica Dacic duke hedhur poshtë dhe ndihmën serbe që ka pasur Maqedonia gjatë kohës së sankcioneve.

Ndihma sipas tyre ka qenë pa pagesë dhe tash mund të shihet se sa ka paguar Serbia për këtë. Madje partia opozitare e Zoran Zaevit gjithmonë ka qenë në krah të Miloshevicit dhe Serbisë ndërkohë që VMRO në anën e drejtësisë, kështu që këto ditë mediat në Beograd e sulmojnë me të madhe VMRO.