Udhëheqësi i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e fortë), Rasmus Paludan, dogji një kopje tjetër të librit të shenjtë musliman Kuranit të enjten nën mbrojtjen e policisë në Suedi, transmeton Anadolu.

Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, kohët e fundit ka djegur kopje të Kuranit në rajonet Frölunda, Boras dhe Trollhättan të provincës jugperëndimore Västergötland, në të cilat banojnë muslimanë.

Rreth 100 oficerë policie dhe dhjetë oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludan-in për ta mbrojtur atë nga kundërdemonstruesit.