Shënohet numër katërshifror i rasteve pozitive me Covid-19 edhe në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1.163 qytetarë nga 3.927 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 35 pacientë.

Janë shëruar 854 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112.619 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 655.924 testimeve, pozitive kanë rezultuar 138.891. Prej tyre, jetën e kanë humbur 4.108. Numri i rasteve aktive është 22.164.