Të paktën tre persona janë dërguar në spital në Islington, në Londër, pasi një makinë u nis me shpejtësi drejt këmbësorëve dhe filloi t’i përplaste.
 

Burime nga policia kanë konfirmuar se dy thika janë gjetur në vendin e ngjarjes në Essex Road , ndërkohë që zona mbetet ende e bllokuar, raporton “Daily Mail”.

Një dëshmitar e përshkroi atë si “kaos absolut”, ndërsa një tjetër tha se të plagosurit “ishin në gjendje të rëndë “.

Këmbësorët u shtypën nga autori i sulmit rreth orës 11, mbrëmjen e së shtunës.

Një zëdhënës i policisë metropolitane tha se katër djem të rinj janë arrestuar në lidhje me incidentin.

1

2 3

4

5

7