Rajoni Juglindor i Shqipërisë ka përjetuar panik gjatë 24 orëve të fundit teksa një seri prej 19 tërmetesh me intensitet të ulët kanë goditur Korçën dhe Devollin.

Tërmeti i fundit është regjistruar në fshatin Nikolicë të Devollit dhe ai kishte intensitet 2 ballë dhe thellësi 1.7 km.

Luhatje të tjera me magnitudë 3.2 ballë, shkalla Rihter përfshinë zona të ndryshme të Korçës (Bezhan) dhe të Devollit (Nikolicë, Miras dhe Ziçisht).

Të premten banorët e fshatit Miras dhe zonave përreth u shokuan teksa ra një tërmet i shkallës 5.2 Rihter me distancë 11 km nga qyteti i Korçës duke shkaktuar disa dëme materiale.