Edhe 17 vite pas përfunsimit të luftës së vitit 2001, ish-ushtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës mbeten me status të pazgjidhur dhe në mëshirën e fatit. Përderisa për ish-pjestarët e forcave të armatosura maqedonase është miratuar një ligj i veçant me të cilën rregullohet statusi i tyre, për ish-ushtarakët e UÇK-së ky ligj për 17 vite vetëm se është premtuar se do të behet.

Ish-koloneli i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini në shenjë paknaqësia nga zvarritja dhe nënçmimi institucional ndaj ish-ushtarvëe të UÇK-së, para dy viteve së bashku me disa ish-ushtarë tjerë nga të gjitha trojet shqiptare të Maqedonisë ka marrë iniciativë për hartimin dhe dorrëzimin e një Ligji i cili rregullon statusin e ish-luftëtarve, veteranëve dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së, në Parlamnentin e Maqedonisë.

Ai në një prononcim për Zhurnal, thotë se Ligjin për ish ushtarët e UÇK-së në koordinim me gjithë spektrin politik do e procedojnë në procedur parlamentare.

“Por për fat të keq situata me ish ushtarët e UÇK-së është shum e rëndë kanë humbur besimin dhe është shumë e vështirë që të sigurohen dokumentacionet e nevojshme për ndjekjen e rrugëve ligjore për të aritur te realizimi i kësaj të drejte Kushtetuese. Jam në koordinim e sipër me disa ish ushtarë dhe aktivist dhe besoj se së shpejti propozim tekstin e ligjit do e dorëzojmë në Parlament dhe nga një kopje gjithë grupeve parlamentare”, thotë për Zhurnal, Azbi Nuredini, ish-kolonel i UÇK-së.

Sipas tij, me formimin e këshillit – trupit kordinues për pajtim Nacional nga Parlamenti është krijuar një situat më e favorshme për miratimin e këtij ligji, por gjithsesi se pa mbështetje politike e sidomos nga partit politike shqiptare aritja e këti synimi është e pamundur.

Nga ana tjetër edhe partitë opozitare shqiptare kërkojnë që kësaj çështje njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund.

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), partia e cila drejtohet nga Ziadin Sela thonë se për këtë gjendje në të cilën janë ish-ushtarët e UÇK-së pa ststus të rregulluar fjatorë kryesorë është vetëm se BDI-ja e Ali Ahmetit e cila për vite të tëra ka zhgënjyer ish-ushtarët jo vetëm për statusin e tyre por edhe për shumë ligje tjera të cilët rregullojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve.

“Kur themi se Marrëveshja e Ohrit nuk eshte implementuar në tërësi, pothuajse për dy dekada, flasin shume argumente, për vec Ligjit të Gjuhës Shqipe, edhe Statusi juridik dhe politik i ish ushtarëve te UÇK, nuk e ka gjet zgjidhjen e duhur, edhe pse Aneksi C i Marreveshjes se Ohrit e parasshihte ne nje far mënyre resocializimin e kesaj gategorie, qe kishte te bënte me mirebesimin e palëve. Sot ish ushtarët e UÇK, janë në haresën historike, dhe janë të pa pune dhe te pa shpresë, për këtë ka përgjegjesi pushteti dhe BDI, e cila nuk pati ose nuk deshti të krijojë një mundesi ligjire qe kjo kategori te kete nje mbrojtje apo perkujdesje nga shtetit. Inagjimoni “branitellat” kane privilegje kudo, madje edhe ne Universitete shteterore shqiptare, kane qene te privilegjuar, për dallim nga ish ushtarët e UÇK-qe sot kanë dy mundesi, ose të bredhin rrugëve si te pa pune ose të migrojne në perendim. Në të ardhmen patjeter qe te krijohet nje mundesi ligjore si ne disa shtete te rajonit, qe kjo kategori te trajtohet konform rregullativave dhe ligjeve europiane”, thotë për Zhurnal, Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Edhe nga Lëvizja BESA thonë se mbështesin fuqishëm miratimin e një ligji me të cilin do të rregulloheshte statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

“Kjo është çështje që rregullohet me ligj dhe normalisht që në kuader të debateve ne do mbështesim fuqishëm një zgjidhje afatgjate për këtë kategori e cila është pjesa më e lavdishme e historisë shqiptare në Maqedoni”, Elmedin Memishi, zëdhënësi i Lëvizjes Besa.