Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, në emisionin 200 në Alsat, ka thënë se është i rreshtuar pas liderit të BDI-së Ali Ahmetit, nga i cili tha se e ka marrë postin që mban aktualisht.
“Ne të gjithë jemi me bindje dhe orientimin e kemi atë që thotë Ali Ahmeti i cili na i ka dhënë postet dhe postet nuk janë të përjetshëm. Por, postet nuk janë të përjetshme, sjellja dhe edukata janë ato që mbeten. Na mbetet respekti ndaj njëri tjetrit. Jemi bashkërisht me zv.kryeministrin e parë i cili na orienton në atë drejtim drejt vendimeve të rëndësishme që i marrin në Qeveri”, tha mes tjerash, ministri Shaqiri.