hezair Shaqiri, i njohur si ish-komandant Hoxha edhe sot ka dalur me një postim të ri duke komentuar zhvillimet dhe debatet e fundit politike. Ai ka gjetur si shkas një postim në facebook të opinionistit Kim Mehmeti, të cilin e ka komentuar, informon INA.

Ja se çka ka shkruar Shaqiri:

Po i kuptoj kta politikanet te moqem qe i frigon ardhja ime ne Shkup mbas 10 viteve larg familjes.
Kim Memetin shka e paska frigu e ardhmja ime ne shkup te 5 femijet e mi dhe shtepia ime
Un kam prit qe Kimi nder te paret dote me viziton, por ja qe edhe Kim Memetin politika e paska ber te pa bes me sulmu mas shpine. 
Kimo mosu frigo he patriot se un nuk jam antar i LSDM dhe asnje partie tjeter mete dal konkurenc ne vota
Bujrun ne konakun tim nese je ai i moqmi.

Ma bani hallall ju qe frigoheni pa arsy prej meje apo ndoshta miza ne kapel nuk ju len rahat.”, ka shkruar Shaqiri. (INA)

 

KIM MEHMETI

“Neve, që deri dje e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, shumë qarqe shqiptare na quanin shërbëtorë të LSDM’së maqedonase?! Sot, kur u pa qartë se kush cilën parti maqedonase e ka ndihmuar, sot pra kur themi se edhe LSDM’ja do qeverisë sipas logjikës se, burrështetasi i korruptuar maqedonas e dëmton shtetin, por se cilido shqiptar që i lufton shqiptarët ‘destruktiv’ është i përdorshëm për pushtetin, do dalin ‘trima’ tanë që do na thonë se jemi ‘tradhtarë’ e ‘antikombëtarë’! Andaj keni kujdes, sepse kur jemi në pyetje ne shqiptarët, LSDM’ja gjithmonë e ka përdorur dhe do e përdorë metodën e njohur: nxiti të merren me vetveten dhe ta luftojnë njëri tjetrin! Andaj këshilla ime e vetme është: mos pranoni te merrni pjesë ne ‘filmin’ e LSDM’së me titull – ‘Shiptar protiv shiptari’ (‘Shqiptari kundër shqiptarëve) dhe mos u trembni nga kërcënimet e ‘heronjve’ që duan të na disiplinojnë neve ‘destruktivëve’, sepse as ata nuk e bëjnë këtë nga qejfi, por nga halli! Si dhe injoroni qarqet shqiptare të LSDM’së me orientim ‘qytetarë’, sepse shumë nga ata kanë vetëm një obligim partiak e shtetërorë: ta nxisin konfliktin mes shqiptarëve! Dhe për në fund: mos u merrni as me ata që ju akuzojnë për veprimtari tuajën tinëzare, sepse çdokush i peshon gjërat me kandarin e vet!” (Kim Mehmeti)