Një gjeneral i ushtrisë amerikane ka akuzuar Rusinë se po furnizon me armatim militantët talibanë.

Gjenerali John Nicholson, komandat i forcave amerikaneAfganistan, gjatë një konference të përbashkët me Mattis në Kabul më 24 prill, tha se ai nuk do ta hedhë poshtë përfshirjen e Rusisë në luftën afgane, përfshirë edhe furnizimin me armë të Moskës për talibënet.

Por, nga ana tjetër Rusia mohon se u ofron mbështetje të tillë talibanëve.

Kujtojmë se Mattis qëndroi të hënën në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruara. Ai është zyrtari i parë i administratës së Donald Trumpit që viziton Afganistanin. Mattis gjatë kësaj vizite, u takua me presdientin afgan Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.