Duke uruar qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votimit në zgjedhje, edhe përkundër sfidave shëndetësore të pandemisë Kovid-19, Bashkimi Evropian pret që Maqedonia e Veriut dhe institucionet e saj të përmbushin të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR në zgjedhjet e ardhshme. Komisari për zgjerim i BE-së Oliver Varheji dhe shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrel reagimin e tyre e bazojnë në konstatimet e OSBE/ODIHR të publikuar një ditë më parë dhe përkujtojnë se “stabiliteti ligjor” është “i minuar” për shkak të “revizioneve thelbësore në kornizën ligjore dhe dekretet e njëpasnjëshme të Qeverisë”.

Bashkimi Evropian

“Presim që të punojmë me një parlament të fortë dhe një koalicion të qëndrueshëm qeveritar që duhet të përmbushë qëllimet strategjike të vendit të integrimit në BE dhe të përmbushë pritjet e qytetarëve”.

Edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup janë shprehur se e vlerësojnë punën e ODIHR-it gjatë mbajtjes së zgjedhjeve dhe kanë vlerësuar përpjekjet e zyrtarëve që edhe përkundër pandemisë kanë arritur që të mbrojnë shëndetin e votuesëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në zgjedhje. Ata kanë shtuar se këto zgejdhje paraqesin një hap të rëndësishëm për demokracinë.

Ambasada e SHBA-së në Shkup

“Si zgjedhjet e para të përgjithshme të mbajtura në Maqedoninë e Veriut që nga anëtarësimi në NATO dhe që kur ata janë ftuar për fillimin e negociatave me BE-në në fillim të këtij viti, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm për demokracinë”.

Përdryshe, Maqedonia e Veriut deri në fund të këtij viti, duhet ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare, në të cilën do të hapen kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim në Union, siç ishte planifikuar nga presidenca gjermane.3