Inteligjenca amerikane do të hetojë nëse coronavirusi ka origjinën në një laborator në Wuhan dhe doli rastësisht prej tij, raporton CNN.

Këto janë një nga disa teori që janë në pyetje nga shërbimet e inteligjencës, por amerikanët aktualisht nuk besojnë se virusi ka origjinën nga një laborator, ndërsa zhvillonte ndonjë formë të armëve biologjike. Ky lloj hetimi është i zakonshëm në këto dhe situata të ngjashme, me teorinë se virusi u krijua në mënyrë të panatyrshme, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca raportohet se ende nuk ka arritur ta provojë nga afër këtë teori, por ata po shqyrtojnë të gjitha opsionet. Kujtojmë, sipas teorisë zyrtare, coronavirusi u shfaq për herë të parë në tregun e ushqimit në qytetin kinez Wuhan në mes të nëntorit, por burimet e CNN thonë se koha dhe mënyra e saktë e virusit ka të ngjarë të mos vërtetohet kurrë.

“Ne do të hetojmë gjithçka në detaje, por provat e mbledhura deri më tani tregojnë se virusi ka origjinën në natyrë. Por ne ende nuk dimë asgjë”, tha shefi i shtabit të Donald Trump, Mark Milley.

Teoria e sintezës së virusit artificial është kundërshtuar nga qeveria kineze, si dhe nga ekspertë të shumtë ndërkombëtarë. Një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë, tha për CNN se sa herë që shfaqet një virus ose diçka e ngjashme, teoritë janë se e ka origjinën në një laborator. Një burim tjetër pretendon se Kina ende mund të mbahet përgjegjëse për mënyrën se si reagoi në krizë, por se do të marrë kohë për ta provuar atë.

Washington Post raportoi se qysh në vitin 2018, Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi standarde të ulëta të sigurisë në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Reporterët morën në pyetje sekretarin e shtetit Mike Pompeo, i cili nuk i mohoi ato, por thanë se kjo nuk do të thotë se virusi ka origjinën në laborator.

“Partia Komuniste kineze nuk na dha qasje në informacione në fillim të kësaj krize. Ne e dimë që ata e kanë këtë laborator dhe ne dimë për këtë treg ushqimi. Ne e dimë se virusi ka origjinën në Wuhan, kështu që kur t’i vendosni të gjitha këto fakte së bashku, mund të arrini në disa përfundime, por ka shumë më tepër që ne nuk dimë dhe do të kërkojmë ndonjë pyetje”, tha Pompeo.