Norvegjia e SHBA kanë nisur bashkëpunimin ushtarak që do të thotë se 330 ushtarë amerikanë do të stacionohen në Norvegji.

Mbrojtja e Norvegjisë varet nga forcimi i aleancës. Kjo është një çështje e kryer për sigurinë norvegjeze, që aleatët tanë vijnë këtu dhe marrim njohuri për të operuar dhe me forcat norvegjeze, në Norvegji deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ine Eriksen Søreide, transmeton RTK.

Ushtarët amerikanë do të stacionohen në Værnes në Nord-Trøndelag, ku, nga viti i ardhshëm, do të zhvillohen ushtrime ushtarake, jo vetëm këtu, por në shumë vende të tjera në Norvegji. Kështu informon Komisioni për Mbrojtje i Norvegjisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ine Eriksen Søreide, deklaron se kjo tregon për bashkëpunimin edhe më të thellë në të ardhmen me SHBA-të.