Policia e Klevelandit është në kërkim të një 37-vjeçari afroamerikan i cili vrau në mes të rrugës një 74-vjeçar dhe publikoi videon live në facebook.

Autoritetet i kanë bërë apel 37 vjeçarit Steve Stephens të dorëzohet, ndërsa qytetarëve të bëjnë kujdes sepse personi është i armatosur.

Në videon e publikuar në facebook, Steve del nga makina dhe i afrohet të moshuarit i cili dridhet dhe mban një qese në dorë.

Në një moment Steve përmend emrin e një gruaje duke thënë se ishte ajo shkaku i vrasjes së tij (74 vjeçarit).

Në një video tjetër ai është shprehur se ka kryer më shumë se 12 vrasje të tjera.

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.