Ti themi gjërat pak më troç,sepse edhe ashtu këtu gjërat janë bardh e zi.
Këta Maqedonasit me prejardhje Sllave (LSDM) po na thonë:Ju Shqiptarët mos kërkoni asgjë sepse po i jepni argumente VMRO-së (ja potpalluvate situacijata) në këtë mënyrë indirekt po na thonë: JU LUTEMI KENI MIRËKUPTIM DHE NA NDIHMONI TA SHPËTOJMË MAQEDONIN NGA MAQEDONASIT ANTIK TË GRUEVSKIT. Epo OK. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur mirëkuptim për Ju,cdoher ju kemi shpëtuar në llogari të drejtave tona kombëtare.
Ju (maqedonasit sllavo-antik) si nuk patët asnjëher mirëkuptim për ne po kur ne kërkonim të drejtat tona gjatë viteve të 90-ta Ju na thoshit ,,DILNI NË MAL” sepse të drejtat nuk ua fal askush, e kur ne dolem në mal (ashtu sic na thatë ju) Ju pastaj na thatë po doni (Golema Allbanija) dhe ne prap patëm mirëkuptim dhe e mbrojtëm Maqedoninë e dëshmuam se jemi për bashkëjetes .. Ju pastaj edhe ato pak të drejta që i fituam me gjak naj nëpërkëmbët,naj sabotuat,naj penguat dhe tani po na thoni AMAN KENI MIRËKUPTIM . Po na thoni c’dokush që kërkon të drejta për Shqiptarët është në shërbim të Gruevskit.

Të nderuar bashkëqytetar ne prap kemi mirëkuptim për Ju,por është puna se e kemi humbur besimin tek Ju,se ju c’doher kur kemi kërkuar të drejta Ju na keni thënë ,,odete u shuma” dhe ne prap e dëshmuam se jemi për Maqedoni multietnike,Shqiptaret ju dhan mbi 30 mij vota për të ju shpëtuar nga Maqedonët Antik të Gruevskit,por Ju prap nuk keni mirëkuptim ,,SHU PRAIME SEGA…?!!!”