Shefja e Misionit të EULEX’it Alexandra Papadopoulou thotë se ky mision ka bërë mjaftueshëm në ndjekjet dhe gjykimet e personave të dyshuar për krime lufte. Thotë se EULEX’i nuk bën dallim në ndjekjen e personave në saje të etnisë por vetëm mbi faktet derisa mos dënimin e mjaftueshëm të serbëve për krime lufte e justifikoi me çështjen e ligjit i cili nuk lejon EULEX’in të dënojë njerëzit që nuk gjenden në Kosovë.

“Kemi ngritur 450 aktakuza për krime lufte, 38 kanë kaluar në Gjykata, ndërsa tani nëpër gjykatat e Kosovës janë 43 raste të aktakuzave që kanë të bëjnë me rastet e krimeve të luftës. Këto janë disa shifra të cilat mendoj se flasin vetë. Drejtësia si e tillë nuk fokus prejardhjen etnike të njerëzve por vetëm për ato që kanë dëshmi. EULEX’i nuk bën nuk bën ndonjë dallim në mes të shqiptarëve dhe serbëve”, tha ajo për televizionin publik.

 


Alexandra Papadopoulou