Jam e sigurt se zgjedhjet do t’i organizojmë si anëtare e 30-të e NATO-s, deklaroi sot në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me ratifikimin e 29-të të Protokollit për anëtarësimin tonë në Aleancë, e cila së shpejti duhet të ndodh në Parlamentin e Spanjës, ndërsa do të pasojë edhe në Parlamentin tonë.

“Një gjë është procesi ynë i ratifikimit, e dyta është ratifikimi në Parlamentin spanjoll dhe përfundimi i gjithë këtij procesi, ndërsa e treta janë zgjedhjet. Jam e sigurt se zgjedhjet do t’i organizojmë si anëtare e 30-të e Aleancës së NATO-s dhe pas 30 vjetëve rrotullim në vend, pas 30 vjetëve premtim të shumë elitave politike, do ta kemi nderin dhe përgjegjësinë të kemi qenë këtu kur është arritur kjo marrëveshje”, tha Shekerinska.

Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike si sukses i përbashkët dhe rezultat i vendosshmërisë së qytetarëve dhe i politikave përgjegjëse shtetërore dy vitet e kaluara, tha ajo dhe i vlerëson si inkurajuese lajmet e fundit nga Spanja.

“Bëhet e qartë se prioritet ynë është edhe prioritet i NATO-s dhe i vendeve-anëtare të NATO-s. Qeveria e paformuar spanjolle e lëshoi ligjin për ratifikim në procedurë të shpejtë, tregon se e ndajmë prioritetin. Maqedonia e Veriut, anëtarja e 30-të e NATO-s tingëllon me krenari, por edhe fuqishëm, sigurt dhe stabil”, shtoi Shekerinska.

Ajo si ministre përgjegjëse në dikaster, e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me anëtarësimin në NATO paralajmëroi në rrezikun nga komplotimi i ideve për shkatërrim ose hapje e sërishme e Marrëveshjes së Prespës, pa të cilën, theksoi, nuk ka anëtarësi në NATO, nuk ka siguri njëpërqindëshe, stabilitet, kufij të sigurt dhe të ardhme të siguruar.

“Opsionet politike të cilat kontraktojnë hapje, rihapje dhe pezullim të marrëveshjes, sjellin rrezik për shtetin dhe krijojnë probleme serioze për të gjithë ne. Qëllimi më i ri ose manipulimi se forca të caktuara politike do të përpiqen rishqyrtojë, ta hapin sërish për bisedime Marrëveshjen e Prespës, pikërisht në këto hapa final deri në anëtarësim në NATO është përfundimisht jopërgjegjëse dhe e rrezikshme. Kjo e prish imazhin tonë si vend, kjo e rrënon besimin, të cilën e ka për neve si vend, jo vetëm Aleanca, por edhe vendet anëtare më me ndikim. Pa dallim nëse këto konstatime janë manipuluese ose serioze, të ngacmohet Marrëveshja e Prespës, që është lidhur mes dy fqinjëve me mbështetje të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare është njëjtë sikur sërish këtu në Ballkan të digjet fuçi baruti”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ajo përkujtoi se pas Samitit të Bukureshtit të NATO-s në vitin 2008, është thënë qartë se pa marrëveshje me Greqinë për emrin nuk mund ta realizojmë interesin tonë strategjik – anëtarësimin në Aleancë, si dhe se pas gjithë dekadës nga atëherë VMRO-DPMNE nuk ka arritur asnjëherë bëjë marrëveshje, as zgjidhje, me të cilën tërësisht do të pranohet identiteti i maqedonasve, përdorimi i gjuhës maqedonase, shtetësia maqedonase, si dhe kodet MKD dhe MK. Shtoi se për këtë ka pasur sukses kjo Qeveri politike dhe arriti marrëveshje për kontestin.

Ajo i bëri thirrje dhe një herë opozitës ta mbështesë ligjin për mbrojtje si prioritet strategjik shtetëror, i cili duhet të miratohet me dy të tretën e shumicës, duke theksuar se ai që është kundër tij është edhe kundër anëtarësimit tonë në NATO.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot paralajmëroi se më 11 shkurt do të caktojë seancë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO. Nëse Spanja deri më 11 shkurt nuk e ratifikon, atëherë ratifikimi ynë do të miratohet me veprim të anuluar. .