Çështja për datën për mbajtjen e zgjedhjeve nuk është çështje e dëshirave politike ose lëndë e konsensusit të partive politike, por kjo është rregulluar në Kushtetutë dhe ligje, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ajo tha se gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdohet një kohë të pacaktuar sepse vendi nuk mund të funksionojë pa Parlament dhe duhet të zgjidhet qeveri me legjitimitet të plotë politik.

“Asnjë shtet demokratik nuk mund të lejojë kaq gjatë të funksionojë pa Kuvend. do të thotë, çështja e datës nuk është çështje e dëshirave të dikujt. Çështja e datës është çështje nëse duam që shteti të funksionojë në kapacitet të plotë”, deklaroi Shekerinska, e cila sot mori pjesë në shënimin e Ditës së aviacionit VING në kazermën në Petrovec.