Nën moton “Gratë dhe diabeti – e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë” sot shënohet Dita botërore e diabetit.

“Me këtë rast, Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoni organizon manifestim në të cilin do të ketë fjalim kryetari i Lidhjes, Bojan Kirov. Janë paralajmëruar edhe fjalime të drejtoreshës së Klinikës për endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska, dr. Irfan Ahmeti nga Komisioni kombëtar për diabet dhe ambasadorit francez, Kristian Timonie.