Numri i punëtorëve në industri në shtator të këtij viti është rritur për 3,3 për qind në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, përcjell Fol.

Numri i punëtorëve në sektorin xehetari dhe nxjerrje e gurëve në shtator të këtij viti shënon rënie prej 0,5 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe rënie prej 1,2 për qind në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kliamtizim. Rritje të numrit të punëtorëve prej 3,8 për qind është vërejtur në sektorin e industrisë përpunuese.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar shënon rritje tek prodhimet intermediare, përveç energjisë, për 9,2 për qind, prodhimet kapitale për 14,9 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,2 për qind. Rënie shënon tek energjia për 0,7 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,1 për qind.

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shtator 2017, në krahasim me periudhën janar-shtator 2016, është rritur për 1,5 për qind. /Fol/