Deputeti i komunitetit turk Edin Jakupoviq përmes një letre publike i ka reaguar themeluesit dhe ish-deputetit të Lëvizjes së Unitetit Kombëtar të Turqve në Maqedoni që ende po mbrojnë regjimin e Nikolla Gruevskit.

“A spo të vjen turp që ende po mbron regjimin, për qëllime personale. Ti po mbron kriminelët. Por një ditë do të japësh llogari … mercenarë i paguar”, ka shkruar ndër të tjera Jakupoviq.