Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti në Durrës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije sherri për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje me mjet prerës, kur një 41-vjeçar me iniciale E. L., ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Policia arrestoi menjëherë 41-vjeçarin E.L., banues në Durrës. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.