Sheshi i ri në Shkup “Skënderbeu” bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Në Byronë për shpallje publike është publikuar se Komuna e Çairit së bashku me firmën “Bauer BG” nga Shkupi, në prill kanë nënshkruar marrëveshje shtesë për shkak të punëve të paparashikuara me vlerë prej rreth 300 mijë euro.

Vlera e përgjithshme e projektit arrinë 682 milionë euro dhe deri në këtë fazë janë harxhuar 11 milionë euro. Pushteti lokal më herët kishte paralajmëruar se faza e dytë e ndërtimeve në sheshin “Skënderbeu” do të përfundojë në fund të majit të këtij viti.

Në fazën e tretë të ndërtimeve nga ky projekt është paraparë parking nëntokësorë me kapacitet prej 400 makinave. Me këtë edhe pritet të zgjidhet problemi me vendparginket rreth Çarshisë së Vjetër në Shkup.