Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatë Penale për dënim të Sasho Mijallkovit me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa”, përcjell TV21. Kjo nënkupton se rasti do të kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale. Ndryshe, rastin Target-Fortesa ka të bëjë me përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. Në këtë rast përveç ish kreut të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, të akuzuar janë edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së.