Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ju bën thirrje gazetarëve dhe punëtorëve medial të cilët gjatë kohës së dhunës në Kuvend u sulmuan ose lënduan nga ana e protestuesve të fillojnë procedura gjyqësore, me çka siç thanë, do të marrin mbështetje të plotë.

“SHGM në bashkëpunim me zyrën e avokatëve “Medarski” ka siguruar mbështetje ligjore pa pagesë për gjithë gazetarët të cilët u penguan të raportojnë për ngjarjet më 27 prill këtë vit në Kuvend, kur mbështetësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhunshëm sulmuan deputetët pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Mbështetja ligjore nga SHGM do të ofrohet për gjithë qytetarët të cilët u sulmuan fizikisht ose u kërcënuan gjatë kryerjes së punës së tyre profesionale. Gazetarët që mendojnë të fillojnë procedurë gjyqësore, së pari duhet të sigurojnë dokumentacione mjekësore për lëndimet eventuale ose stresin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Nga SHGM gjithashtu thonë se procedurat gjyqësore do të rrisin presionet ndaj institucioneve, që të dënojnë dhunuesit e gazetarëve dhe me këtë sipas tyre, do të ndalojnë që në të ardhmen të përsëritet diçka e tillë.