Televizioni Telma të tërheqë vendimin për cenzurim të emisionit “KOD” të Snezhana Llupevska – Sozen, kanë kërkuar nga Shoqata e gazetarëve (SHGM). Nga aty i kanë bërë ftesë Qeverisë të ndërpresë që të mbajë sytë mbyll para censurës së mediave.

“Është dështim për Maqedoninë si vend, për ne si qytetarë, që të aplikohet cenzurë brutale para syve të opinionit të vendit. Pronari, menaxhmenti dhe kryeredaktori i Telma, me këtë akt të turpshëm, devalvojnë kushtetutën e Maqedonisë, me të cilën ndërpritet cenzura”, thonë nga SHGM. Nga SHGM thonë se Maqedonia nuk do të demokratizohet dhe të integrohet në familjen evropiane të popujve të lirë me cenzurë ndaj mediave.

“Që të jetë edhe më tragjike, kjo shkelje brutale e të drejtave të mediave po i ndodhë Qeverisë e cila publikisht na premtoi se asnjëherë nuk do të lejojë presione dhe cenzura në media sikurse në kohën e regjimit të Gruevskit. Është kohë e fundit që të kuptojë se nuk mund të mbyllë sytë para këtyre formave brutale të cenzurës së mediave. Duhet menjëherë të reagojë dhe t’ua bëjë me dije tajkunëve medial se ata janë pronarë të mediave, por se profesioni i gazetarëve është i gazetarëve dhe se nuk guxojnë të përzihen në punën e tyre”, thonë nga Shoqata.

Ata ftojnë televizionin Telma të tërheqë këtë vendim për cenzurim të emisionit dhe të sanksionojë përgjegjësit e këtij vendimi. “Nëse nuk realizohen kërkesat tona, do të ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion që të mbrojmë të drejtat e kolegëve tanë, por edhe të drejtën e opinionit që të jetë i informuar”, thonë nga SHGM. Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i televizionit Telma, Atanas Kirovski nuk dëshiroi që të komentojë vendimin për tërheqje të sekuencës. Ai vetëm tha se kjo është çështje senzitive dhe informoi se së pari do të pastrojnë disa situata në redaksi, dhe pastaj do të shohin se çka do të bëjnë mëtutje.