Deputeti i LDSM, Petre Shilegov ka nxjerrur transkriptet nga seancat e Kuvendit nga përbërja e kaluar e deputetëve ku në kërkesën e të atëhershmit Kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanoski në seancë u kalua direkt në pikën tjetër të rendit të ditës, njëjtë me ato që tani po kërkohet të kalohet në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Ja disa shembuj se si ju keni vepruar me Rregulloren. Po citoj: “Nga pika 1, kalojmë në pikën 3 të rendit të ditës” dhe në fund keni kthyer pikën e dytë. Shënime nga 120. seanca: “Të nderuar deputetë për 10 minuta ne vazhdojmë me seancën e re” e keni ndaluar seancën për të filluar me seancën e re”, tha Shilegov duke iu adresuar kryesuesit të Paralementit, Trajko Veljanovski.

Veljanoski, tha Shilegov më thoni pse nuk e vëndosni propozimin në rendin e ditës, këtë që e beni ju dhe VMRO-DPMNE-ja është dhunë ligjore!/