Ndalesa për lëvizje të automjeteve motorike në Vodno tash për tash mbetet në fuqi. Më tej do të komunikojmë nëse dhe çfarë masash do të ndërmerr më tej Qyteti i Shkupit.  

Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Petre Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’ia japin përmendoren e Andon Janev-Qoseto, Komunës së Sopishtes, Zaev tha se Qoseto është pronë e Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setincëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina, ndërsa për të zhvillohet edhe procedurë ligjore.

“Përmendorja është edhe lëndë e procedurës gjyqësore për shkak se Shoqata nuk e ka paguar bustin. Nuk është pronë e Qytetit që ta ndajë dhe as Sopishte nuk ka të drejtë të kërkojë nga Qyteti in Shkupit t’i jepet”, theksoi Shilegov në nënshkrimin e Marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe BNJVL-së për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të përhershëm, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së sistemit informativ www.gradezno-zemiste.mk.

Theksoi se analizohet gjendja me përmendoret e projektit “Shkupi 2014” dhe shtoi se të gjitha përmendoret nuk janë nën Qytetin e Shkupit.