Blerim Sejdiu, i cili pretendon të jetë kandidati Lëvizjes Besa  për kryetarë komune në Zhelinë, mbrëmë nëpërmjet llogarisë  së tij në fejsbuk, ju bëri thirrje besatarëve  të tij që sot  në mesditë  të dalin të shuajnë zjarrin në malet  Strimnicës dhe Leshnicës.

“Nëse autoritet kompetente nuk intervenojnë deri nesër në ora 12 të shuajnë zjarrin mbi fshatin Leshnicë dhe Strimnicë, Lëvizja Besa do të del në terren të shuaj zjarrin” kishte shkruar mbrëmë  Blerim Sejdiu.

Është evidente se Blerimi  nuk  e ka edhe aq hallin e zjarreve dhe të  fatkeqësive  që mund tu ndodh banorëve të Leshnicës dhe Strimnicës, por por më tepër  ka hallin poenave politike  që mundohet të pëfitoj mbi fatkeqësin që  ka goditur këto dy vendbanime .

E si ti besoj ky popull këtij ”sharllatani” kur edhe ashtu nuk ka asgjë në dorë e as që pritet të ketë ndonjëherë, e që  krekoset se nëse nuk e shuajnë zjarrin ata që edhe  kanë mjetet e nevojshme teknike për shuarjen e zjarreve, do ta shuaj Blerimi me basatarët e tij  duarbosh!

Nëse zjarri mbrëmë nuk do t’i ishte shuar nga njerëzit human, nga ata që edhe kanë përgjegjësi për këtë popull ,  sot duke pritur Blerimin e BESËS do të ishte djegur bashkë me e Besën e tij.

Por sot  shiu  që filloj të bjerrë furishëm  ia prishi ”ëndrrën” Blerimit  dhe  në vend që ai me shokët e tij të del në ora 12 të hidhej në aksion, shiu ua  shuajti zjarrin bashkë  me ”ëndrën” Blerimit të BESËS  për tu reklamuar para kamerave ashtu si bënë me bërllogun dhe pastrimin e borës  kohë më parë.

© fol.mk