Ministrat e BDI-së si dhe zëvendësministrat dhe funksionarët e tjera kanë marrë kritika të ashpra nga kryesia qendrore e partisë, thotë për FlakaNews një zyrtarë i lartë i partisë së Ali Ahmetit.

Më të kritikuarit ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për punën e deri tanishme në Qeveri. Vërejtje, por më të vogla ka pasur pothuajse për të gjithë ministrat e BDI-së, nga ana kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët si dhe mosparaqitja e tije ne pune nga maji i ketij viti.

“Vërejtje të shumta ka pasur edhe për ministrin e ekonomisë Bekteshi si nje nder ministrat me
te kurruptuar deri me tani , kurse më kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku”, shkruan FlakaNews.

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti pas nje jave i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministris se ekonomis Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.