Fanica Nikolloska sot është shkarkuar nga posti i drejtorit të shkollës “Naum Naumovski Borçe” në Krushevë, ndërsa në vend të saj si ushtrues detyre është emëruar, Snezhana Milenkoska, mësuese e gjeografisë në Gjimnaz, përcjell Fol.

Nikolloska është shkarkuar me propozim nga bordi i shkollës, pasi u vlerësua konkluzioni për një sërë parregullsish dhe pas inspektimeve të kryera më 6 dhjetor, kumtoi Komuna e Krushevës.

Sipas konkluzionit të bordit të shkollës, drejtoresha e deritanishme ka kryer ndikim politik mbi nxënësit gjatë kohës së praktikës profesionale, në një rast të caktuar nuk ka respektuar Ligjin për prokurim publik dhe ka paguar të ardhura pa kontratë ekzistuese. /Fol/