Toni Jakomovski, i dyshuari i dytë në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, sot është shkarkuar nga funksioni- Drejtor i SELEC- rrjetit rajonal për luftë kundër krimit në Bukuresht.
K
ëshilli i SELEC njëzëri me 11 vota ka shkarkuar Jakimovskin i cili në këtë pozitë u emërua vitin e kaluar.
Delegacioni i udhëhequr nga MPB, shkruan Telma, transmeton SHENJA, e udhëhequr nga sekretari shtetëror Magdalena Nestorovska, në takimin e sotëm ka shpjeguar arsyet se përse ai duhet të shkarkohet.
Ata kanë thënë se pas vendimit të Gjykatës Supreme që t’i merret pasaporta Jakomovskit, ai nuk mund të jetë prezent në takimet që i udhëheq SELEC.

Toni Jakoimovski, i cili ishte shef i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, është i akuzuar i PSP-së në rastin “Fortesa” për shkatërrimin e sistemeve me të cilat është përgjuar në mënyrë ilegale.