Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave e cila u mbajt në Rusi një vit para Kampionatit Botëror.

Pjesë e formacionit fitues të Kampionëve të Botës ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Ky është trofeu i dytë i Mustafit me Gjermaninë pasi fitoi Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014.