Coronavirusi ka prekur më shumë se 10 milionë njerëz në të gjithë botën, bazuar në të dhënat e John Hopkins.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve globalisht është 10,015,904, ndërsa afër 500 mijë njerëz kanë ndërruar jetë deri më tani.

SHBA radhitet e para në botë, për sa i përket numrit të të prekurve, pasi vendi ka raportuar 2.5 milionë raste, pasuar me Brazilin i cili konfirmoi 1.3 milion të infektuar.

Në mesin e vendeve më të prekura në botë janë edhe Rusia me 633 mijë raste, dhe Mbretëria e Bashkuar me 311 mijë të prekur.

Data collected from governments around the world by researchers at Johns Hopkins University in the US shows that the coronavirus has spread to almost every corner of the globe

Rritjen drastike të rasteve globalisht, e paralajmëroi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – deklarata e organizatës ishte bërë publike, në fillim të javës.