Rreth 40 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut të Libanit, raportojnë autoritetet në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se edhe 2,500 persona janë lënduar nga ky incident.

Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, tha se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të personave të plagosur.

Damaged buildings and surroundings are seen after a fire at a warehouse with explosives at the Port of Beirut led to massive blasts in Beirut

Ndryshe, shpërthimi të martën në Bejrut të Libanit thuhet të jetë shkaktuar në një depo me mjete piroteknike, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.

Pamje të publikuara pas shpërthimit shfaqin pasojat, ku në shikim të parë duket si një zonë lufte pasi gjithçka është shkatërruar duke filluar nga ndërtesat e deri të rrugët e mbuluara më xhama dhe rrënoja të objekteve të ndryshme.