Javorja Fokus bën të ditur se më 12 shkurt rifillon procesi gjyqësor për lëndën ”Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesë të rinjve në vitin 2012 në liqenin e Smilkovës.

Gjykatës është caktuar Ognen Stavrev, pasi që Gjykata e Lartë shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e riktheu në fillim, edhe atë me kërkesë të Prokurorisë së lartë Publike.

Në këtë rast u dënuan katër shqiptarë, ndaj të cilëve tani vlen masa e kujdesit, pra të paraqiten dy herë në javë në gjykatë dhe nuk guxojnë ta lëshojnë qytetin ku jetojnë.

Dy të tjerë që janë strehuar në Kosovë vazhdojnë të figurojnë si të kërkuar. Të gjithë të dënuarit janë shqiptarë./Telegrafi