Policë në rrugëkryqet kryesore, punëtorë të Ndërmarrjes “Higjiena komunale” dhe ndonjë aktivitet tjetër për të cilin ishte dhënë leje nga autoritetet. Kjo ishte atmosfera e sotme në rrugët e kryeqendrës, në kuadër të orës policore që ka filluar të premten dhe përfundon mëngjesin e së hënës.

“Ne punojmë në “Higjienën komunale”, ora policore po respektohet, ndërsa ne kemi leje për lëvizje.”,- tha një qytetar.

“Të shfrytëzojmë orën policore, tani nuk ka qarkullim, ne kemi leje për punë.”,- u shpreh një qytetar.

Rritja e numrit të personave të infektuar prej disa ditësh detyroi autoritetet të kthejnë orën policore, e cila në Shkup, Kumanovë, Likovë, Tetovë dhe Shtip ka filluar të premten në orën 21 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.