Oferta e Brukselit, Vjenës apo Pragës për ta ndihmuar Komisionin e historianëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e dallimeve has në vesh të shurdhër. Burime nga pala bullgare në Komision thonë se në parim një ndihmë e tillë është e mirëseardhur, por se vetë komisioni është dypalësh dhe është organ i marrëveshjes dypalëshe. Ndërsa pala vendase nuk pranon të prononcohet.