Policia kibernetike britanike ka arritur që të shlyej nga interneti plot 250 mijë artikuj në internet me përmbajtje terroriste.

Fotografi, postime, mesazhe dhe gjithçka tjetër të natyrës terroriste janë eliminuar nga rrjetet sociale në Britani.

Për këtë vendim, Britania e ka marrë lejen edhe nga kompanitë e rrjeteve sociale ndërsa shlyerjen e materialeve e kanë kryer plot 300 kompani.

Ky veprim ka për qëllim luftimin e terrorizmit pasi që shumë të ri i marrin hapat e parë në këtë rrugë nga disa faqe në internet.