Informim për opinionin publik

Këshilli nësmëtar e ka kryer punën që në muajin dhjetor 2021
Kryesia e jonë informon opinion publik,se me datë 13.05.2022, Kryetari i organizatës tonë akademike prof Dr Hasan Jashari dhe anëtari i Kryesisë Prof Xheladin Murati ishin në takim joformal në Myftininë e Tetovës dhe u takuan me Prof Dr Qani Nesimi. Biseda ishte lirë dhe në një frymë miqësore.
Në takim ndodhi edhe një person tjetër, i cili , për interesa të tij apo të dikujt tjetër, nxori në faqen e tij të Facebook, gjoja, krijimin e një Këshilli nismëtar për krijimin e Akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve.
Personi ne fjalë atë ditë ishte për herë të parë me ne. Për informimin tuaj Këshilli nismëtarë prej 5 vetëve i përbërë nga profesoret e mirënjohur Avzi Mustafa, Zeqir Kadriu, Zana Aliu, Xheladin Murati dhe Hasan Jashari e ka përfunduar punën e tij që në dhjetor të vitit 2021 , me procesverbal dhe nënshkrime. Aktivitetet për të cilët ai pretendon të bëhet pjesë e Këshillit nismëtar, janë kryer, pra, para 5 muajve.
Andaj çdo gjë që ka shkruar personi që ka përhap dezinformata i ka bërë pa autorizim dhe gjesti i tij paraqet lajm te rrejshëm ( Fake News), që sot fatëkeqësiht janë në modë dhe shpërndahen leht.
Për informimin e juaj Akademia jonë ka një Memorandum bashkëpunimi 2 vjeçar me Akademinë e shkencave të Shqipërisë, përfshirë këtu disa projekte dhe tani po përgaditë një të tillë me Komunën e Tetovës.
E kuptoj si të drejtë reagimin e intelektualëve dhe punëtorëve shkencor lidhur me këto dezinformata, por neve na intereson puna, projektet dhe shkenca e jo zhurma në faceebok
Por, ne u sigurojme se, ne do të jemi transparent vazhdimisht me opinion publik dhe shkencor.
Edhe njëherë kërkojmë përkrahjen tuaj, për misionin tonë shkencor dhe kombëtar
Gjithë të mirat
16.05.2022
Prof Hasan Jashari, Kryetar