Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA” në Chicago shpreh indinjatë të thellë për atë qē ndodhi më 27 Prill 2017 në Parlamentin e Maqedonisë, dhe njëkohsisht dënojmë dhunën e ushtruar nga huliganët barbarë ndaj deputetëve të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Maqedonisë.

Tani më është e qartë se diktatori Gruevski bashkë me kriminelët e tij për interesa personale është në gjendje të rrezikojë qetësinë në Ballkan dhe shtetin e Maqedonisë si tërësi. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe të gjithë partive politike të ruajnë gjakëftohtësinë, të jenë të bashkuar, por në ndërkohë të jenë vigjilent dhe të gatshëm për çdo situatë që do të vijojë.

Njëkohësisht 27 Prilli 2017 do të ngelet një ditë historike për të gjithë shqiptarët, kur për herë të parë u vendos që Parlamenti i Maqedonisë të udhëhiqet nga shqiptarët. Z. Talat Xhaferri i urojmë punë të mbarë dhe shpresojmë që të gjithë partitë politike shqiptare të jenë të bashkuara rreth një qëllimi të përbashkët për realizimin e ëndrrës së Shqiptarëve të Maqedonisë.

Z. Zijadin Sela i urojmë shërim sa më të shpejt që të kthehet të vazhdojë realizimin e vizionit të tij të qartë për Shqiptarët në Maqedoni.

Kryesia e Shoqatës “Uskana”
29 Prill 2017, Chicago, SHBA