Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (QKKP) ka nevojë për punësimin 10 (dhjetë) anketuesve me angazhim të pjesëshëm për të kryer anketime në terren, me pyetësor të gatshëm, të strukturuar, gjatë muajit maj 2022.

Hulumtimi në terren përfshin anketimin e qytetarëve, me metodë të rastësishme, sy më sy me një metodologji të paracaktuar.
Puna është e përshtatshme për personat që duan të jenë në lëvizje, dinamik dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Përvoja e mëparshme me kryerjen e intervistave ose punë të tjera në terren me anketa është e mirëseardhur, por jo e patjetërsueshme.
Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen nga (QKKP)
Aplikantët duhet të kenë qasje serioze dhe të përgjegjshme ndaj punës dhe të përpiqen të përmbushin afatet dhe udhëzimet.

Kohëzgjatja e angazhimit është një muaj, ndërsa pagesa sipas numrit të anketave të kryera.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:

• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
• Njohuri bazë të (MS Windows XP, MS Word, Internet, MS Excel)
• Aftesi te mira komunikimi
• Orari fleksibël i punës

Dokumentet e kërkuara të aplikimit:

CV (biografia e punës)

Të gjithë kandidatët e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet në mënyrë elektronike në e-mail: [email protected]

Afati i fundit për paqitje:

25.04.2022