Shpenzimet e ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë së shpejti do të mund të ndiqen përmes veglës digjitale të cilën Qeveria do ta promovojë javën e ardhshme.

Ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në diskutimin e sotëm publik me pjesëmarrës nga sektori i OJQ-ve për këmbim të mendimeve dhe ideve për politikat aktuale qeveritare lidhur me transparencën e saj, theksoi se në rrjedhë është përpunimi i softuerit për ndjekje të këtyre shpenzimeve që do të ofrojë informata të sakta, por edhe raport narrativ për shpenzimet e cekura.

Sipas Ilija Zhupanovski nga Sektori për mediume në Qeveri, përdorimi i veglës së këtillë për transparencë digjitale është trend botëror, ndërkaq qëllimi, mes tjerash, është të mbahen shpenzimet  e këtyre fuinksionarëve në nivel më të lartë. Në fillim do të përfshihet grupi i mbi 60 funksionarëve dhe ajo listë e përfshirjes do të zgjerohet më tutje. Parashihet që në fund të muajit, obligim i ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë është të parashtrojnë raporte për shpenzimet e tyre.

Lidhur me mundësinë për avancim të punës së Qeverisë në drejtim të agjendës për transparencë, ministri Popovski tregoi se transparenca në qasjen drejt mediumeve pas nëntë muajve nga fillimi me punë i Qeverisë së re bazohet në tre shtylla – ambient të lirë në të cilin veprojnë mediumet, transparenca aktive dhe qasja drejt informatave. Arritjet lidhur me llogaridhënien dhe transparencën, tha se mes tjerash janë arritur me qasje të barabartë drejt të gjitha mediumeve, brifingjeve të rregullta qeveritare pas mbledhjeve qeveritare të cialt u shndërruan në konferenca për shtyp dhe participimi i anëtarëve të Qeverisë në debate publike, si dhe obligimi për publikim të marrëveshjeve për procedurat e tenderëve në faqen e Byrosë për furnizime publike.

Ai u bëri thirrje mediumeve dhe sektorit joqeveritar t’i cekin institucionet, personalitetet të cilët nuk e ndjekin këtë koncept të transparencës së Qeverisë për të kryer presion dhe të korrigjohen.

“Nëse ndonjë organ i cili është i financuar nga Buxheti nuk i përmbushë detyrat, atë duhet ta dimë në mënyrë që të kryejmë presion që ajo të korrigjohet. Një nga rolet e mia përse jam ministër në Qeveri është mu kjo –  në mbledhje të mund ta parashtroj pyetjen, të hapim pikë të rendit të ditës dhe të kërkoj madje edhe shkarkim të disa funksionarëve mu për shkak të kësaj pune pa marrë parasysh se sa janë cilësorë në tërë aktivitetin e tyre”, tha Popovski.