Në qytetin spanjoll të Barcelonës shpërthyen protestat dje, pasi Parlamenti i Katalonjës shtyu një votim që do të zgjidhte presidentin e ri të rajonit. Partitë pro pavarësisë, të cilat përbëjnë shumicën në Parlament, kanë emëruar vetëm një kandidat – ish-udhëheqësin në mërgim, Karls Puigdemont.

Mosmarrëveshjet mes Barcelonës dhe Madridit duket se do të thellohen, pasi partitë në të gjitha anët e debatit i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre.

Demonstruesit u mblodhën në rrugën pranë parlamentit të Katalonjës në Barcelonë të martën pas vendimit për të vonuar votimin për zgjedhjen e një presidenti të ri rajonal.

Ligjvënësit pro pavarësisë kanë shumicën – dhe kishin pritur që të zgjidhnin ish-presidentin katalan Karls Puigdemont të vazhdonte rolin e kreut rajonal – duke krijuar një tjetër përballje me Madridin.

Në vend të kësaj, parlamenti katalan shtyu seancën.